“MASKAT” që vjedhin shqiptarët nëpërmjet KURSIT të KËMBIMIT!

Publikuar tek: aktualitet, më 13:27 20-04-2019 “MASKAT” që vjedhin shqiptarët nëpërmjet KURSIT të KËMBIMIT! Fatmir Gjoni

Nga Fatmir Gjoni

Si tha dikush, atë vjedhjen e Rinasit do e paguajnë shqiptarët. Realisht jo vetëm atë por edhe më shumë se atë.

Na u duken shumë që nje grup kriminelesh vodhën diku tek 7 milion euro ne Rinas.

Ja nje analize e shkurter se si po vidhen shume me shume se aq nga “Maskat” që shfrytëzojnë dobësinë e gjithë sistemit të parasë në Shqipëri.

Fakt: Kursimet e shqiptarëve nëpër banka ne Janar 2019 = 4 miliard Euro

Fakt: Kursi i këmbimit të euros në 10 ditë që nga vjedhja në Rinas ra me 2 lekë nga 125 ALL në 123 ALL .

Kush përfiton nga ky “forcim” fallso i lekut dhe cilat janë maskat nga mbrapa

  1. Bankat.
  • • Vetem me renia e kursit te kembimit, ne 10 ditët e fundit, shqiptarëve u janë zhvlerësuar kursimet ( 4 miliard eurot) me rreth 65 milion euro, një humbje kjo afërisht sa 10 -fishi I vlerës që u vodh në Rinas. Pra Bankat e morën mbrapsht atë vlerë në më pak se 10 dite.
  1. Banka Qendrore në bashkëpunim me qeverinë
  • • Cilido në rrethet financiare e di që vjedhjet më të madhaja në ekonominë/financancat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë janë bërë nëpërmjet Bankës Qëndrore të Shqipërisë. Banka Qëndrore ngelet vatra me krinimalitetin më të madh e më të rrezikshëm që operon brenda territorit shqiptar. Vetëm vjet, me instrumentat e Bankës Qëndrore, shqiptarët janë varfëruar me rreth 250 milion euro, e gjitha kjo për të bërë të mundur që Qeveria të paguante kestet e borxhit të jashtëm duke futur duart “fshehurazi” nëpër xhepat e shqiptarëve.
  1. Kushdo që bën biznes me Shqipërinë qoftë në blerje apo në shitje
  • • Për ta kuptuar vetëm sesi “forcimi” i lekut u jep në tavolinë fitime mjaft të larta invesitorëve po marr shembullin e të ardhurave nga turizmi. Të gjithë ata që janë në industrinë e turizmit e dine që një forcim i lekut do të thotë “avullim” i të ardhurave të tyre nga kjo industri. Pasi të ardhurat i kanë në Euro (pagesat nga turistat apo agjensite e huaja) ndërsa të gjitha shpenzimet i kanë në lekë. Vetëm vjet kompanitë, hoteleritë dhe gjithë zinxhiri i shërbimeve në fushën e turizmit kanë humbur në tavolinë mbi 120 milion euro pasi agjensitë e huaja i kishin prentuar paketat ne fillim të vitit kur 1 euro= 135 lekë dhe realisht shërbimin e morën në verë kur 1 euro = 125 leke. Vetëm këtë vit, me uljen e kursit të këmbimit me 2 lekë të gjitha kompanitë, hoteleritë dhe gjithë zinxhiri i shërbimeve në fushën e turizmit + vetë shteti shqiptar pritet të humbë midis 25-35 milion euro nga vlera 1.5 miliardë euro e kësaj industrie. Edhe le te lusim zotin qe nuk do vendosin te na e forcojne lekun edhe me shume kete vit.
  • • Etj, etj

Pa ekzagjeruar, vetëm “Maskat” e kontrollit të kursit të këmbimit dhe taktikave manipulatore të tyre u vjedhin shqiptarëve mbi 300 milion euro në vit. Kushdo qe merret me ekonomi e kupton qe kjo do te thote varferim.

E gjitha kjo vërteton vetëm një fakt, që shteti nuk ka aspak kontroll mbi ekonominë, financat dhe paranë e këtij vendi. Mos më keq është pjesë e "maskave" te ketij mekanizmi!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071840286254883
array(1) { ["section"]=> string(64) "maskat-qe-vjedhin-shqiptaret-nepermjet-kursit-te-kembimit-161171" }