Masterclass Merita: Eventi ku bukuria dhe bamirësia u bënë bashkë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:02 12-12-2019 Masterclass Merita: Eventi ku bukuria dhe bamirësia u bënë bashkë

Prej kohësh me disa sallone në Tiranë dhe Kosovë make-up artisja Merita Merja është bërë kryefjalë e këtij arti që po merr zgjerim gjithmonë e më shumë.

Gati 15 vite përvojë e pasuruar në studiot dhe pranë mjeshtrave të artit të make-up-it në mbarë botën, ishin arsyeja që Merita të bënte një Masterclass në Hotel Plaza ku mblodhi kolegë të këtij biznesi për të treguar zhvillimet e fundit dhe teknikat moderne të grimit.

Prej kohësh Merita është bërë e njohur mes artistëve dhe personazheve publike shqiptare, por tashmë edhe në Dubai. Shumë sfilata në kryeqytetin e famshëm, editoriale mode dhe evente mbajnë frimën e Meritës. Në këtë masterclass ajo nuk kurseu asgjë nga dituritë e saj për make up artistët e pranuishëm në event.

Eventi erdhi ditë pas tërmetit famëkeq, për këtë arsye Merita dhe organizatorët menduan që gjithçka e mbledhur nga ky event të shkojnë për bamirësi. Ishte emocionuese të shihje gadishmërinë e secilit për të bërë këtë takim të paharrueshëm. Eventi u moderua nga Olti Curri dhe mes të ftuarve të njohur ishin Albërije Hadërgjonaj, Beatriks Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Nora Malaj, Xhoi Jakaj, Oriola Marashi etj.

Në fund u shpërndanë dhurata nga kompanitë nga Dubai dhe çertifikata për të pranishmit.

Ky Masterclass nisi një rrugëtim që do ketë vazhdimësi falë këmbënguljes dhe talentit të Meritës.

78852437_570298120437277_9004266951718993920_n.jpg

79187777_529758127754279_1960642103788699648_n.jpg

79839232_582239765870443_5457133335459397632_n.jpg

78919688_537331913664338_8621638571700256768_n.jpg

80371270_593890558025845_8786546516794802176_n.jpg

78949331_1270692363136711_3917320545468678144_n.jpg

79727198_1581900465290994_2371679463382450176_n.jpg

79356430_606924980060592_1411287852163006464_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063596963882446
array(1) { ["section"]=> string(71) "masterclass-merita-eventi-ku-bukuria-dhe-bamiresia-u-bene-bashke-189216" }