Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur para disa minutash në Komunën Baz të Matit ku si pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i SHKB-së dhe një person tjetër, identitreti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të komunës Baz, por ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje me armë. Dy të plagosurit, njëri prej tyre Ledian Përmarku, punonjës i SHKB, janë transportuar në spital, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.