Materniteti i Elbasanit në ALARM, 4 infermiere rezultojnë të infektuara me koronavirus, mbyllet reparti i Gjinekologjisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:13 06-07-2020 Materniteti i Elbasanit në ALARM, 4 infermiere rezultojnë të infektuara me koronavirus, mbyllet reparti i Gjinekologjisë Fotoarkivë/ Spitali i Elbasanit

Reaparti i Gjinekologjisë në maternitetin e Elbasanit është mbyllur pasi katër infermiere kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Gjithsej u morën 19 tampone, nga ku katër kanë rezultuar pozitivë. Mësohet se po vijon gjurmimi i këtyre rasteve pasi infermieret kanë pasur kontakte me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor.

Sakaq, burime për mediat bënë me dije më herët se në Elbasan janë konfirmuar tetë persona me koronavirus, dy prej të cilëve janë mami në pavionin e aborteve në spitalin e Elbasanit.

Të infektuarat u nisën drejt spitalit Infektiv për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Pjesa tjetër e stafit është vetëkarantinuar.

"Stafi që është infektuar vijon të mbetet në shtëpi pa simptoma. Ata i janë nënshtruar testit pasi të premten një infermiere rezultoi me covid-19. Të shtunën  iu mor tamponi 19 personave, 3 prej tyre rezultuan me covid-19. Ditën e sotme kemi pasur 3 infektime, jo 8 siç e ka dhënë Minstria e Shëndetësisë. Numri 8 i përket ditës së shtunë dhe të dielë",  raporton gazetari Aldo Kozarja.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01035213470459
array(1) { ["section"]=> string(125) "materniteti-i-elbasanit-ne-alarm-4-infermiere-rezultojne-te-infektuara-me-koronavirus-mbyllet-reparti-i-gjinekologjise-213052" }