Matësat elektrikë të energjisë, shpallet fituesi i tenderit

Publikuar tek: ekonomi, më 08:05 13-12-2019 Matësat elektrikë të energjisë, shpallet fituesi i tenderit Një matës elektrik

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se tashmë është zgjedhur konsulenti që do ta asistojë qeverinë shqiptare lidhur me politikat standarde dhe një strategji matjeje në sektorin e energjisë.

Tenderi i hapur pak javë më parë ka rezultuar me pjesëmarrjen e pesë operatorëve ku në vend të parë është renditur bashkimi i operatorëve JV “AT Kearney Svetovanje” doo & “Abkons” ltd. Çmimi i kontratës është 257 mijë euro dhe ka një kohëzgjatje prej 9.5 muajsh.

Në dokumentin ku bëhet me dije fituesi përmblidhet shkurt edhe objektivi që do të ketë konsulenti ku së pari: zëvendësimi i të gjithë matësve mekanikë me një matës elektronik smart për të gjithë konsumatorët e OSHEE. Së dyti eliminimi gradual i leximit manual të matësve të energjisë.  së treti reduktimi i kostove të shkëputjes dhe rilidhjes të paguesve jo të rregullt përmes prezantimit të teknologjive të reja si dhe iniciativë për të rritur të ardhurat nga niveli i arkëtimeve. Së fundmi edhe zëvendësimi i sistemit ekzistues i rrjetit të tensionit të mesëm duke e përfshirë në sistemin e balancimit.

Por edhe pse ministria ka bërë një përmbledhje të shkurtë të detyrës së konsulentit në dokumentin origjinal të njoftimit të tenderit në një prej pikave nënvizohej se do të jepej edhe një vlerësim mbi mundësinë e një PPP-je në sektor. Kjo nuk cilësohej si finale por thjesht si studim opsionesh.

“Të bëhet një vlerësim ekonomik për smart meters për kategori të ndryshme të konsumatorëve duke caktuar edhe kohën për zbatimin e këtij sistemi matjeje dhe të vlerësojë prezantimin e mundshëm të investimeve në sektorin privat përmes PPP apo skema të ngjashme për sistemin smart metering” thuhej në dokument.

I njëjti nënvizonte se qeveria shqiptare ka marrë një financim nga Banka Botërore për Rimëkëmbjen e Sektorit të Energjisë përmes një kredie nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe synon të aplikojë një pjesë të këtyre parave për shërbime konsulence lidhur me Asistencë Teknike mbi vendosjen e Strategjisë së Matjes dhe Politikave Standarde në Sektorin Energjetik Shqiptar.

Gjatë ofrimit të shërbimit pala që do të marrë përsipër këtë detyrë do të ketë edhe disa aspekte specifike ku së pari është raporti fillestar.

Në këtë raport konsulenti duhet që të nënvizojë metodologjinë, të propozoje instrumente për të çuar në fund disa procese si dhe të reflektojë nivelin e përpjekjeve që do të bëhen për të zhvilluar çdo detyrë. Kjo fazë do të mbulojë rishikimin e dokumenteve dhe instrumenteve të nevojshme për të diskutuar me palët. Po kështu do të identifikojë nivelin aktual të humbjeve të energjisë si dhe arkëtimet në sektorin e energjisë. duhet të identifikojë gjithashtu teknologjitë e disponueshme në treg për Smart Metering (Matja e Zgjuar). Të identifikojë mbulimin me teknologjitë e komunikimit në zonat ku OSHEE do instalojë smart meters. Të identifikojë gjendjen e sistemit IT të OSHEE në mënyrë që të lehtësojë integrimin me Sistemin e Matjes Smart. /Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076529979705811
array(1) { ["section"]=> string(65) "matesat-elektrike-te-energjise-shpallet-fituesi-i-tenderit-189259" }