Mathew Palmer anulon vizitën në Beograd

Publikuar tek: rajon, më 19:11 15-10-2019 Mathew Palmer anulon vizitën në Beograd

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin e nëntë të Sigurisë që fillon punimet të mërkurën në Beograd, kanë konfirmuar organizatorët e këtij Forumi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Arsyet e anulimit të pjesëmarrjes së Palmerit në Forum nuk janë bërë të ditura.

Palmer më 30 gusht është emëruar i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Një muaj më vonë, Shtëpia e Bardhë e ka emëruar Richard Grenell, ambasadorin aktual të Shteteve të Bashkuara në Gjermani si të dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka vizituar javën e kaluar Prishtinën dhe Beogradin.

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka cilësuar vizitën si tregues për mbështetjen që SHBA-ja i jep procesit të dialogut.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është pezulluar për shkak të taksës 100 për qind që autoritetet e Kosovës kanë vënë në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo pasi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përmendur këtë masë si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Heqjen e taksës e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./rel

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029593229293823
array(1) { ["section"]=> string(46) "mathew-palmer-anulon-viziten-ne-beograd-182194" }