Matthew Palmer i bindur: Do të realizohet marrëveshja Kosovë-Serbi

Publikuar tek: rajon, më 13:50 10-09-2019 Matthew Palmer i bindur: Do të realizohet marrëveshja Kosovë-Serbi Matthew Palmer

Matthew Palmer, i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi.

Në një prononcim për RTCG të Malit të Zi, Palmer shprehu bindjen se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkoi që bisedimet të jenë më serioze.

“Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Palmer.

Gjithashtu i ngarkuari i SHBA tha se vendi i tij do ta përkrahë Kosovën, por deklaroi se duhet pezulluar taksa ndaj mallrave 100%.

“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e taksës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, deklaroi Palmer.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026397943496704
array(1) { ["section"]=> string(72) "matthew-palmer-i-bindur-do-te-realizohet-marreveshja-kosove-serbi-177947" }