Matura 2019, zbardhet urdhri i Nikollës për datat e provimeve  

Publikuar tek: aktualitet, më 13:32 27-12-2018 Matura 2019, zbardhet urdhri i Nikollës për datat e provimeve  

Zbardhet urdhri i ministres së Arsimit Lindita Nikola për datat e provimeve të maturës 2019.

Provimi për gjuhën e huaj do të jepet në datë 7 qershor 2019. Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë në datë 12 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 22 qershor.

Provimet e maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Nikolla, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve.

Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do t'i rijapin provimet në sesionin e dytë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089590549468994
array(1) { ["section"]=> string(67) "matura-2019-zbardhet-urdhri-i-nikolles-per-datat-e-provimeve-146701" }