Matura Shtetërore, Kryemadhi mbledh gjimnazistët e Tiranës

Publikuar tek: barometri, më 07:40 29-04-2018 Matura Shtetërore, Kryemadhi mbledh gjimnazistët e Tiranës

Menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë të Partisë Socialiste, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka mbledhur në një takim të gjithë maturantët e kryeqytetit.

Ky takim u zhvillua për t’u njohur më afër me problematikat e tyre lidhur me çështjen e vijimit të studimeve të tyre në arsimin e lartë.

Në këtë bashkëbisedim me maturantët ishim të pranishëm deputetë dhe vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ku në fokus është matura shtetërore dhe problematikat e saj.

Sakaq nuk kanë munguar akuzat kundër qeverisjes Rama ku Kryemadhi u shpreh se ka tallje dhe abuzim me buxhetin e arsimit. Gjithashtu ajo u shpreh se prindërit harxhojnë para plus për kurse private pasi nëpër shkolla nuk përmbushin standartet e mësimdhënies.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2574360370636
array(1) { ["section"]=> string(64) "matura-shteterore-kryemadhi-mbledh-gjimnazistet-e-tiranes-118742" }