May gati vendimin, në muajn mars mbyll kufinjtë për qytetarët e Bashkimit Europian

Publikuar tek: bota, më 11:42 27-02-2017 May gati vendimin, në muajn mars mbyll kufinjtë për qytetarët e Bashkimit Europian

Kryeministrja britanike, Theresa May po shqyrton mundësinë e dhënies fund të qarkullimit të lirë për emigrantët e Bashkimit Evropian në mes të muajit mars, që do të përkojë me fillimin e procedurave të Brexit, njoftoi sot gazeta konservatore ”The Telegraph”.

”Shefja e qeverisë ka ndërment të konfirmojë që qytetarët e Bashkimit Evropian, pas hyrjes në fuqi të nenit 50, nuk do të kenë më automatikisht të drejtën për të qëndruar në mënyrë të përhershme në Mbretërinë e Bashkuar”, tha kjo gazetë.

”The Telegraph” kujton se pas Brexit, qytetarët e Bashkimit Evropian mund të jenë subjekt i vizave si edhe i limitimit të përfitimeve, ndërkohë që ata që ndodhen aktualisht në Britaninë e Madhe do të kenë të gjitha të drejtat deri në momentin kur edhe Bashkimi Evropian do t’ia garantojë këto të drejta qytetarëve britanikë.

Gazeta hedh hipotezën se tensionet e reja mes Londrës dhe Bashkimit Evropian mund të fillojnë sërish kur Brukseli t’i kërkojë Mayt garantimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve të BE-së deri në fund të vitit 2019.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kushton vetëm 50 dollarë, ky është Nokia 3310 i ri (Foto-Video)
Terrorizon ISIS, plani i radhës është vërtetë djallëzor (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.012552976608276
array(1) { ["section"]=> string(87) "may-gati-vendimin-ne-muajn-mars-mbyll-kufinjte-per-qytetaret-e-bashkimit-europian-70097" }