May nuk ndalet, propozon votim të ri për marrëveshjen e Brex-it

Publikuar tek: bota, më 07:11 14-03-2019 May nuk ndalet, propozon votim të ri për marrëveshjen e Brex-it

Kryeministrja britanike, Theresa May do të paraqesë nesër për votim para deputetëve britanikë një mocion, ku propozon organizimin deri më 20 mars të një vote të re mbi marrëveshjen e largimit që ajo ka arritur me Bashkimin Evropian, njoftoi sonte qeveria britanike.

Kjo marrëveshje, e arritur në fund të nëntorit, është kundërshtuar dy herë nga deputetët britanikë. Siç raportojnë mediat britanike, nëse këtë herë ajo miratohet, May do t’i kërkojë krerëve europianë një shtyrje të shkurtër të Brexit, deri më 30 qershor.

'Nëse kundërshtohet sërish, atëherë shtyrja do të shkojë përtej 30 qershorit dhe të duhet që vendi të organizojë zgjedhjet evropiane në maj', sipas qeverisë britanike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013816118240356
array(1) { ["section"]=> string(69) "may-nuk-ndalet-propozon-votim-te-ri-per-marreveshjen-e-brex-it-156348" }