May planifikon një 'ofertë të guximshme' për të arritur mbështetjen për Brexitin

Publikuar tek: bota, më 07:05 20-05-2019 May planifikon një 'ofertë të guximshme' për të arritur mbështetjen për Brexitin

Kryeministrja britanike Theresa May, tha se do të prezantojë një ofertë të re më të guximshme tek ligjvënësit, me “një pako të masave të përmirësuara” në tentativën e fundit për daljen nga Bashkimi Evropian me marrëveshje, para se të përfundojë mandatin.

 

Pas dështimit tri herë radhazi për të marrë aprovimin e Parlamentit për marrëveshjen e Brexit-it, Qeveria britanike tani do të vendos projektligjin, legjislacion që do të vendosë për këtë çështje, para votimit në Parlament në qershor.

“Sido që të jetë rezultati i votimit, unë nuk do të kërkoj nga ligjvënësit të mendojnë sërish. Por, do të kërkoj që të shikojnë marrëveshjen e re të përmirësuar me “sy të ri” dh eta mbështesin”, tha May.

Sipas raportimeve të mediave britanike, May do të konsultohet me kolegët e kabinetit për ndryshimet e propozuara për marrëveshjen e largimit nga blloku, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Rreth 3 vjet pas votimit pro të Britanisë prej 52 përqind në referendumin e largimit nga BE-ja, ende mbetet e paqartë se si, kur apo a do të largohet fare nga blloku që iu bashkua më 1973. Afati përfundimar për largim është 31 tetori.

Bisedimet e Brexit-it në mes të konservativëve të May dhe laburistëve dështuan të premten. Të shtunën, zëdhënsi i Partisë Laburiste, Keir Starmer, tha se Qeveria duhet të premtojë mbajtjen e një votimi publik.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014235019683838
array(1) { ["section"]=> string(85) "may-planifikon-nje-oferte-te-guximshme-per-te-arritur-mbeshtetjen-per-brexitin-164924" }