May takohet me Putin për herë të parë pas helmimit të agjentit rus

Publikuar tek: bota, më 07:06 27-06-2019 May takohet me Putin për herë të parë pas helmimit të agjentit rus

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të takohen gjatë kësaj jave në Japoni për herë të parë, prej kur marrëdhëniet mes dy shteteve janë tensionuar, si pasojë e helmimit të agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal me agjent nervor, Noviçok, në Sallsbëri të Anglisë.

 

Zëdhënësi i kryeministres May ka thënë se takimi i 28 qershorit, në margjina të Samitit të Grupit të 20 vendeve më të Industrializuara, nuk nënkupton normalizim të marrëdhënieve, shkruan Botsot, transmeton Newsbomb.al. 

“Ne mbesim të hapur për marrëdhënie më të mira, mirëpo vetëm nëse Rusia heq dorë nga aktivitetet që minojnë traktatet dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi britanik para gazetarëve.

Në Moskë, Yuri Ushakov, këshilltari i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do të mirëpriste një pikë kthese në marrëdhëniet me Britaninë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013313055038452
array(1) { ["section"]=> string(73) "may-takohet-me-putin-per-here-te-pare-pas-helmimit-te-agjentit-rus-169928" }