Mazhoranca nuk harron shkarkimin e Metës, mblidhet sërish Komisioni, Manja: Të shtyhet afati me katër muaj

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 20-12-2019 Mazhoranca nuk harron shkarkimin e Metës, mblidhet sërish Komisioni, Manja: Të shtyhet afati me katër muaj Kreu i Komisionit Hetmor per presidentin Meta, Ulsi Manja

Është mbledhur sërish ditën e sotme Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

 

Gjatë komisionit janë lexuar nga deputetja Klotilda Ferhati-Bushka edhe shkeljet e reja në vendimit e marra rishtazi nga presidenti duke hetuar ligjshmërinë e vendimeve të tij.

Kreu i Komisionit Hetimor për presidentin Meta, Ulsi Manja, ka kërkuar një shtyrje me afat 4 mujor të hetimeve për shkeljet e presidentit.

Me zgjerimin e hetimit pas shkeljeve të reja janë miratuar edhe shtesat në planin e hetimit të komisionit.

Shkeljet e reja, ka cënuar të drejtat e subjekteve, ka dekretaur një gjyqtar në kundërshtim flagrant me ligjin, ka ushtruar kompetenca për emërimet në drejtësi.

në lidhje me vendimarrjet e fundit- njëra mosdekretimi i një gjyqtareje në Gjykatën Kushtetuese

dhe një për të dekretuar një gjyqtar jashtë afatit 30 ditor.

Ndër të tjera deputetja Bushka ka bërë me dije se në lidhje me dëshmitarët, ka propozuar për dëgjesë në Komisionin Hetimor kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani.

Ndërkaq deputeti Alban Zeneli, i cili është anëtar i Komisionit, ka kërkuar që Komisioni u krijuar për të hetuar shkeljet e presidentit në 30 qershor. Sipas tij pasi të mbarohet pjesa për të cilën u mblodh komisioni, atëherë mund të shtohen edhe shtojca të tjera.

Sakaq u miratua edhe procesverbali i mbledhjeve të Komisionit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013130187988281
array(1) { ["section"]=> string(110) "mazhoranca-nuk-harron-shkarkimin-e-metes-mblidhet-serish-komisioni-manja-te-shtyhet-afati-me-kater-muaj-189932" }