Mazhoranca seancë plenare për dekretin e Metës, reagon presidenti

Publikuar tek: politike, më 14:39 13-06-2019 Mazhoranca seancë plenare për dekretin e Metës, reagon presidenti

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas seancës parlamentare ku u diskutua ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve.

Meta deklaron se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë.

Presidenti kërkon të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

‘Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.
Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!’, shkruan Meta në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028243064880371
array(1) { ["section"]=> string(71) "mazhoranca-seance-plenare-per-dekretin-e-metes-reagon-presidenti-168081" }