Gjatë ditës së nesërme do të mbahen zgjedhjet e Asamblesë së Parë të Urdhërit të Psikologut.
Procesi zgjedhor i cili do të nisë në orën 10.00 do të mbahet pranë Katedrales Ortodokse.
Sipas njoftimit nga Komisioni i Përkohshëm, i ngritur në zbatim të Ligjit nr.40/2016 “Për Urdhërin e Psikologut”, në procesin e parë zgjedhor janë thirrur të gjithë psikologët e regjistruar në Regjistrin e Urdhërit të Psikologut.
Komisioni i përkohshëm, i cili u ngrit në zbatim të Ligjit për Urdhrin e Psikologun, ka funksionuar prej më shumë se 3 muajsh.
Komisioni në zbatim të ligjit, ka realizuar regjistrimet e psikologëve dhe është krijuar një database i saktë me të gjithë psikologët në territorin e Shqipërisë.
Komisioni bën me dije se janë dërguar për konfirmim në universitetet përkatëse diplomimi i 872 anëtarëve të urdhërit të psikologëve.
Ky komision ka realizuar hartimin e rregulloreve dhe ka validuar procesin e Mbledhjes se Parë të kësaj Asambleje, si dhe procesin e zgjedhjeve.