Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave, por edhe kthjellimeve të herëpashershme gjatë ditës së sotme, por më të dendura do të paraqiten në zonat malore.
Gjatë psesës së dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Jugu i Europës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.