Mbani çadrën me vete dhe vishuni trashë, priten reshje dëbore

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 19-02-2017 Mbani çadrën me vete dhe vishuni trashë, priten reshje dëbore

Kushte jo të favorshme atmosferike do të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditës së sotme. Vranësirat dhe shirat do të jenë prezentë në të gjithë vendin.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira dhe reshje, kryesisht në zonën qëndrore dhe veriore të vendit.

Në verilindje priten reshje dëbore. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

 NË VENDET MALORE : temp. minimale do të zbresin deri në 0 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 5 0C.

NE VENDET E ULTA: temp. minimale do të zbresin deri në 7 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12 0C.

NË BREGDET : temp. minimale do të zbresin deri në 9 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 13 0C.
 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çifti u gjet i vdekur në haur, rrëfehet vëllai i viktimës: Ja mesazhi që më dërgoi dhe ç'kishte bërë kunata me fëmijët
Qeveria merr masa, Kryeministria rrethohet me kangjella hekuri (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011198997497559
array(1) { ["section"]=> string(66) "mbani-cadren-me-vete-dhe-vishuni-trashe-priten-reshje-debore-69201" }