Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 5-vjeçe keqtrajtohej nga gjyshërit dhe madje mbahej e mbyllur në një kafaz qensh.
Mary De Ronda 59-vjeç dhe Charles De Ronda 63-vjeç, gjyshërit e vazjës dhe i afërmi Jeremy Cook, janë arrestuar pas një hetimi 1 mujor nga policia e Oklahomës, të cilët provojnë se gjyshërit kanë keqtrajtuar në mënyrë mizore vajzën e vogël.
Mediat e huaja shkruajnë se fëmija është mbajtur për një kohë të gjatë në kafaz qensh dhe ndonjëherë madje edhe mbyllur me qenin brenda. Policia e ka gjetur fëmijën në një gjendje të rëndë, të pangrënë dhe të palarë.
“Ky ndoshta është rasti më i keq që kam parë ndonjëherë. Nuk mund t’ia bësh këtë një fëmije. Fëmija po mbahej në një kafaz qensh për një periudhë të gjatë kohore”, është shprehur togeri, Mike Weiss.