Mbante kallashnikov në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 29-02-2020 Mbante kallashnikov në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar ditën e sotme një 57-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Mësohet se shtetasi S.G., 57-vjeç, banues në Remanic Berat, ka rënë në pranga për armëmbajtje pa leje dhe rrezikon të dënohet me 7 vite burg.

Sakaq, bëhet me dije se si provë materiale 57 vjeçarit iu sekuestrua një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56.

Njoftimi policisë:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- S. G., 57 vjeç, banues në Remanic Berat.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084769725799561
array(1) { ["section"]=> string(67) "mbante-kallashnikov-ne-banese-arrestohet-57-vjecari-ne-berat-196860" }