Pronari i një lokali në Durrës është gjobitur me 10 milion lekë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë se e kishte biznesin hapur dhe pas “orës policore”.
“Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndërkohë, Policia apelon të gjithë pronarët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid për të parandaluar përhapjen e virusit.