Mbaron kontrata me Crown Agent, ministria: Ekspertizën e morëm, tani vazhdojmë vetë me këto standarde

Publikuar tek: ekonomi, më 15:25 07-02-2016 Mbaron kontrata me Crown Agent, ministria: Ekspertizën e morëm, tani vazhdojmë vetë me këto standarde

Ministria e Financave njoftoi të dielën për përfundimin e kontratës së bashkëpunimit me kompaninë Crown Agent rreth dy vite pas miratimit të saj.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave bëri të ditur se pas një eksperience bashkëpunimi dyvjeçare me këtë shoqëri të njohur ndërkombëtarisht për konsulencën që ofron në çështje të rëndësishme në rang botëror, tani do të mund të vazhdojmë të realizojmë standardet që përvetësuam.

Në njoftimin për shtyp ministria e Financave iu është përgjigjur edhe akuzave të ngritura në media se kontrata e bashkëpunimit ka dështuar sa i takon angazhimit të kompanisë për mbledhjen e të ardhurave

Ministria thotë se kontrata me Crown Agents nuk lidhet vetëm me të ardhurat. Sipas saj, kontrata e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Crown Agents konsistonte në disa objektiva të përcaktuara qartë si:

* rritja e integritetit të administratës doganore,

* përmirësimi i kapaciteteve dhe efektivitetit në administrimin e doganave bazuar në kriteret e integrimit në Bashkimin Europian dhe

* rritja e nivelit të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Shoqëria CA, përveç rolit këshillues në nivel operacional, ka ofruar konsulencë edhe në fushën e anti-korrupsionit, burimeve njerëzore dhe analizës së riskut.

Sot, pas rreth dy vjetësh bashkëpunimi, Ministria vlerëson se kemi një përmirësim në:

* Kontrollet doganore dhe identifikimin e shkeljeve;

* Zhvillimin e kontrolleve efektive bazuar mbi analizën e riskun, si pjesë e strategjisë së përgjithshme të menaxhimit të riskut;

* Zhvillimin organizativ, me strategjitë e vetë menaxhimit dhe të burimeve njerëzore;

* Integritetin profesional dhe standardet e etikës, përmes zhvillimit dhe implementimit të sistemeve e politikave të dedikuara.

Bashkëpunimi me Crown Agents

Bashkëpunimi me shoqërinë e konsulencës kishte të bënte me krijimin e grupeve operacionale me pjesëtarë nga stafi i doganave dhe shoqërisë Crown Agents, si dhe punës së koordinuar ndërmjet skuadrave të shoqërisë së konsulencës dhe grupeve të antikontrabandës.

Ky bashkëpunim është shtrirë edhe në koordinimin mes njësive të analizës së riskut, njësive të kontrollit dhe skuadrave operacionale të Crown Agents, në fushatën e përbashkët për akcizën, zbatueshmërinë e ligjit për të dhe për hartimin e udhëzimeve të reja. Gjithashtu, duhet përmendur se është punuar intensivisht në raste dyshimesh për korrupsion si dhe është bërë një punë aktive në mbledhjen e të ardhurave.

Nga rezultatet e arritjeve në shifra në lidhje me punën në terren me Crown Agents, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, theksohet se janë realizuar 17 000 inspektime, janë gjetur 4 500 shkelje.

Një punë e rëndësishme është bërë dhe në lidhje me parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, ku ka patur asistencë dhe mbështetje në hartimin e Kodit të Etikës. Për të ndihmuar në realizimin e objektivit të rritjes së integritetit në dogana, është zhvilluar trajnim për punonjësit, për standardet e ndjekjes penale apo hetimin e rasteve të veçanta, deri në zhvillime në fushën legjislative për lehtësimin dhe përshpëjtimin e proçedurave doganore.

Risi nga ky bashkëpunim janë dhe proçedurat e thjeshtuara doganore në lidhje me Operatorët Ekonomikë të Autorizuar (AEO). Operatorët që kanë këtë status do të kenë disa avantazhe si qasja në procedurën e zhdoganimit të centralizuar, duke i lejuar ata që të paraqesin deklaratat doganore dhe të paguajnë detyrimet në më të shumtën e rasteve nga zyra e tyre e regjistruar. Ata, gjithashtu, mund të lejojnë të lëvizin mallrat, ndërkohë që ato janë në magazinim të përkohshëm dhe të përfitojnë shtyrje të pagesave në bazë të një garancie me një shumë të reduktuar.

Një arritje tjetër e bashkëpunimit efektiv me CA është lehtësimi dhe përshpejtimi i procedurave doganore. Kështu, është arritur ulja e kohës së përpunimit të autorizimeve në 1.5 ditë, është përmirësuar shërbimi që mundësohet përmes postës elektronike si dhe ka një konsolidim të gjithë shërbimeve të sistemit të pagesave përmes bankave.

Në bashkëpunim me operatorët e përpunimit aktiv u përmirësua edhe procedura e destinacionit të produkteve kompesuese dytësore, u testua transiti i përbashkët me Kosovën dhe u miratua udhëzimi përkatës për funksionimin e tij.

Asistenca e Crown Agents ka dhënë rezultat edhe në rreth 25 hetime të përbashkëta, ku janë propozuar 28 masa disiplinore dhe janë arrestuar në flagrancë edhe agjentë doganorë. Në rastet kur është konstatuar kontrabandë, në bashkëpunim me CA, janë bërë 19 kallëzime penale dhe janë realizuar 14 operacione të përbashkëta, ku u shkatërruan rreth 7 200 copë mallra të piratuara, në zbatim të detyrimeve ligjore të mbrojtjes së pronësisë industriale, etj.

Ministria e Financave vlerëson bashkëpunimin me CA në modelimin e profileve të riskut, në import dhe eksport, si dhe në verifikimin on-line në sistemin TIMS mbi hyrje-daljet e mjeteve të dyshuara, që cenojnë procedurat e regjimit të lejimit të përkohshëm

Të ardhurat doganore

Nisur edhe nga disa komente mediatike apo politike, Ministria e Financave ka sqaruar në vijimësi se kontrata me Crown Agents nuk lidhet vetëm me të ardhurat.

Kontrata me Crown Agents kishte 4 objektiva kryesore që lidheshin me: i) luftën kundër korrupsionit, ii) me miradministrimin, iii) me elementë që kanë të bëjnë me

përmirësimin e performancës dhe burimet njerëzore. Të gjitha këto do të çonin në një rritje të efektivitetit, që ne shpresonim të përkthehej në iv) të ardhura më të larta.

Nga ky bashkëpunim kemi disa elementë kyç të performancës, që bazohen në realizimin më të mirë, më të shpejtë dhe më zbatues të këtyre katër faktorëve, ku fokusohemi tek procedurat, antikontrabanda dhe antikorrupsioni, por dhe tek analiza e riskut. Rritja e të ardhurave nuk varej vetëm nga shoqëria e konsulencës. Kontrata ishte një kontratë konsulence, ndërsa punën duhet ta bënte dhe duhet të vazhdojë ta bëjë Dogana.

Faktorët që kanë ndikuar në të ardhura jo të larta janë analizuar dhe po analizohen në vijimësi nga autoritetet doganore. Ajo që ka kuptim të thuhet sot është se konsulenca e CA ka qenë një vlerë e shtuar për shërbimin doganor shqiptar, një mundësi që autoritetet tona të shohin një ekspertizë bashkëkohore dhe ta përvetësojnë atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084459781646729
array(1) { ["section"]=> string(104) "mbaron-kontrata-me-crown-agent-ministria-ekspertizen-e-morem-tani-vazhdojme-vete-me-keto-standarde-31974" }