'Mbase kam qëlluar unë një idiot, por këtë protestë s’e kuptova dot'

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:17 29-01-2018 'Mbase kam qëlluar unë një idiot, por këtë protestë s’e kuptova dot'

Poeti Arben Duka i ka kushtuar disa vargje satirike protestës së djeshme të opozitës së bashkuar shqiptare. Duka ironizon me pritshmëritë e organizatorëve të protestës, megjithëse asgjë s’ndryshoi.

Lexojeni të plotë:

Mbase kam qëlluar unë një idiot, por këtë protestë s’e kuptova dot!

 

Thanë se narkoshteti,

dje do merrte fund,

po ndonjë ndryshim,

s’po shohim gjëkund!

 

Kryetrafikanti,

sot është prapë në zyrë,

dhe nga paraqitja,

duket dhe më mirë!

 

Kryetrafikanti,

dje ishte objekti,

po nuk i ka ndodhur,

asnjë lloj efekti!

 

Një muaj të tërë,

Luli me Monikën,

gjer në kupë të qiellit,

e mbajtën muzikën!

 

Në të njëjtën valë,

të dy sokëllinin,

se dje nga pushteti,

narkot do të binin!

 

E gjithë Shqipëria,

do ngrysej në festë,

se do sosnin hallet,

fiks nga kjo protestë!

 

Dhjetë fjalët e vetme,

dje u derdhën lumë,

dhe s’pati të re,

asnjë gjë më shumë!

 

Luli me përmbylljen,

domosdo e ndriti,

tha të njëjtat gjëra,

dhe para një viti!

 

Po njerëzit vazhdojnë,

sot jetën e lodhur,

sikur asnjë gjë,

dje të mos ketë ndodhur!

 

Sikur gjë s’ka ndodhur,

në vatanin tim,

dhe pse Lulëzimi,

shpalli një vendim!

 

Shpalli një vendim,

bashkë me Monikën,

njëlloj-si në çadër,

shpalli Republikën!

 

Mbase kam qëlluar,

vërtet një idiot,

se atë Vendim,

s’e kuptova dot!

 

S’e dimë ç’vendim mori,

ai Yll i shndritshëm,

kur del në tribunë,

Luli flet çuditshëm!

 

Sofizma pa fund,

fort artikulon,

si lider të lindur,

veten e mendon!

 

E kam thënë kaq herë,

po e them prapë sot,

që të shkretët njerëz,

mos i lodhni kot!

 

Më kot mos kërkoni,

të tilla besëlidhje,

kur asnjë problemi,

s’i jepni dot zgjidhje!

 

Them se dje më kot,

i kini meruar,

vetëm për t’i mbledhur,

për t’i numëruar!

 

Që vërtet të quhej,

se filloi beteja,

duhet të kërkonit,

ca zgjedhje të reja!

 

Ca zgjedhje të reja,

dhe për të fituar,

sepse vetë e thoni,

Rama ka mbaruar!

 

Nga zgjedhjet e reja,

pse të kini frikë,

gjersa u është shtuar,

dhe zonja Monikë!

 

Arben Duka

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018550872802734
array(1) { ["section"]=> string(72) "mbase-kam-qelluar-une-nje-idiot-por-kete-proteste-s-e-kuptova-dot-108282" }