Kanë mbërritur deputetët e PD në Gjykatën e Shkodrës aty ku po pritet vendimi për 11 kuksianët e arrestuar të Rrugës së Kombit.
Dhjetëra protestues janë mbledhur jashtë ambienteve të gjykatës dhe kanë hedhur disa tymuese.
“Lironi vëllezërit tanë”, janë pankartat që mbajnë në dorë protestuesit shoqëruar me thirrjet në kor: Rama, m*t m****.”
Në protestë janë deputetët e PD si Ervin Salianji, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Bardh Spahia, Edi Paloka, Edmond Spaho, Albana Vokshi si dhe përfaqësues të LSI. Dhjetëra forca policie e FNSH-je kanë rrethuar zonën. Seanca do të zhvillohet me përfaqësues të opozitës, familjarë e gazetarë por jo kamera.