Mbërrijnë në Shqipëri 8190 dozat e vaksinës anti-COVID nga kompania Pfizer (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:53 22-02-2021 Mbërrijnë në Shqipëri 8190 dozat e vaksinës anti-COVID nga kompania Pfizer (VIDEO) Mberrijne 8190 doza te vaksines ne Shqiperi

Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza 8190 dozat e tjera të vaskinës anti-COVID nga kompania Pfizer.

Kryeministri Rama më herët u shpreh se brenda muajit mars do të vijnë edhe sasia tjetër prej më shumë se 41 mijë dozah, ndërsa shtoi se Shqipëria është në bisedime me një shtet mik për të marrë 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca.

“Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim intensive me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve”, u shpreh Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamje të FRIKSHME/ Momenti kur betonierja aksidentohet në Tiranë, shikoni si shpëton mrekullisht punëtori në kantier (VIDEO)’
A do të shtrëngohen masat në fundjavë? Përgjigjet ministrja Ogerta Manastirliu »
Article Logic
Execution time: 0.012995958328247
array(1) { ["section"]=> string(87) "mberrijne-ne-shqiperi-8190-dozat-e-vaksines-anti-covid-nga-kompania-pfizer-video-239832" }