Mbërrin eskorta e kryeministres serbe në Durrës, Edi Rama e pret me përqafime e batuta (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:18 26-08-2017 Mbërrin eskorta e kryeministres serbe në Durrës, Edi Rama e pret me përqafime e batuta (FOTO)

Ashtu siç ishte parashikuar, kanë mbërritur në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perendimor në një takim që pritet të mbahet pas pak minutash në qytetin e Durrësit.

Eskortat e kryeministrave kanë mbërritur në vilat qeveritare ku do të mbahet takimi, që ka në fokus integrimin e Ballkanit Perendimor.

Ajo që ra në sy ishte ngrohtësia me të cilën i priti kryeministri Edi Rama homologët e tij, duke thyer kështu kodin strikt të takimeve zyrtare.

Me batuta e buzëqeshje, Rama i ka pritur me përqafime dhe takime shumë miqësore zyrtarët e rajonit.

I tillë ishte edhe takimi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç. E veshur me një xhaketë bezhë, poshtë së cilës mbante një këmishë me viza, shoqëruar me pantallona serioz dhe këpucë të sheshta, zyrtarja serbe është pritur me shumë dashamirësi nga Rama.

Siç duket edhe nga fotot, ai e përqafgon sapo e takon pasi zbret nga ekorta e rrethuar nga trupërojat. Ata bisedojnë për pak sekonda me njëri-tjetrin të qeshur dhe më pas sërish Rama e përcjell kryeministren serbe drejt ambientit ku po mbahet takimi në vilat qeveritare.  

aa.jpg

 

eeee.jpg

 

TAKIMI ME KRYEMINISTRAT E TJERË TË RAJONIT 

 

zaa.jpg

 

f.jpg

 

mustafa_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022740125656128
array(1) { ["section"]=> string(96) "mberrin-eskorta-e-kryeministres-serbe-ne-durres-edi-rama-e-pret-me-perqafime-e-batuta-foto-90240" }