Angela Merkel mbërrin në Shqipëri. Avioni i saj sapo është ulur në aeroportin “Nënë Tereza’’. Për ta pritur ka dalë zëvendëskryeministri Niko Peleshi i shoqëruar nga një delegacion shqiptar ndërsa mësohet se kancelarja nuk ka qëndruar në dhomën e VIP-ave në Rinas.
Duket se Merkeli ka mbërritur pak para orarit të agjendës së paralajmëruar. Pas disa minutash Merkel do të niset drejt Kryeministrisë, ku pas takimit të saj me Ramën dhe delegacioneve të tyre do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët. Më pas Merkel do të niset drejt Presidencës.
Policia shqiptare ka bllokuar tashmë aksin Rinas-Tiranë, nga ku do të kalojë autokolona e makinave të kancelares gjermane, ndërkohë që të bllokuar do të jenë edhe disa nga akset rrugore.
Rruga ku është duke kaluar kancelarja per te mbërritur te Kryeministria
LEXO EDHE:
MERKEL SOT NE TIRANE, JA AXHENDA E KANCELARES GJERMANE