Mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme padia e Tahirit për Bashën

Publikuar tek: politike, më 15:25 10-04-2015 Mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme padia e Tahirit për Bashën

Ka mbërritur në prokurorinë e Tiranës padia e Ministrit të Punëve të Brendshme, Sajmir Tahirit për Kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Tahiri ka bërë publike dje në Kuvend padinë penale ndaj Bashës duke e akuzuar se ka hedhur lëndë kimike “lakrimogjene” mbi protestuesit në demonstratën e 21 janarit të vitit 2011. Këtë kërkesë Ministri Tahiri e ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas Tahirit, Lulzim Basha e ka kryer këtë veprim kur ishte në detyrën e Ministrit të Brendshëm duke përdorur helikopterin për të hedhur lëndët kimike mbi protestuesit përpara Kryeministrisë.

Lexo edhe:

Padi penale ndaj Bashës, Tahiri: Përdori lëndë kimike më 21 janar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028014898300171
array(1) { ["section"]=> string(69) "mberrin-ne-prokurorine-e-pergjithshme-padia-e-tahirit-per-bashen-8370" }