Mbërrin në Shqipëri Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, momentet e para nga aeroporti i Rinasit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 22-01-2020 Mbërrin në Shqipëri Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, momentet e para nga aeroporti i Rinasit Amasadorja Amerikane në Rinas

Në këto momente ka mbërritur në Shqipëri për herë të parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim.

Shefja e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë shkel për herë të parë tokën shqiptare, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.

Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane dhe ka qenë pjesë e stafit të disa presidentëve amerikanë, raporton newsbomb.al.

Diplomatja Yuri Kim ka shërbyer gjatë karrierës së saj në në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Jashtme në Evropën Jugore, ndërsa ka qenë dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit. Kim ka diplomuar në Universitetin e Cambridge për Shkenca Politike dhe në Universitetin e Pensilvanisë, e diplomuar për Teori Politike.

Yuri Kim është një diplomate e lartë amerikane me mbi 20 vjet eksperiencë diplomatike në Washington, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Në eksperiencën e saj si diplomate, Kim ka bërë turne në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke fituar edhe aftësitë gjuhësore të këtyre vendeve. Ajo gjithashtu ka punuar për Sekretarin e Shtetit Colin Powell, në administratën e Presidentit George W. Bush, transmeton newsbomb.al.

Yuri Kim ka qenë pjesë e delagacionit amerikan që negocioi për mbylljen e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Kim gjithashtu ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Irak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007166862487793
array(1) { ["section"]=> string(97) "mberrin-ne-shqiperi-ambasadorja-amerikane-yuri-kim-momentet-e-para-nga-aeroporti-i-rinasit-192838" }