Mbërrin në Shqipëri trupi i Gjergj Xhuvanit, regjisorit do t'i jepet lamtumira e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:55 20-08-2019 Mbërrin në Shqipëri trupi i Gjergj Xhuvanit, regjisorit do t'i jepet lamtumira e fundit

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta parakohe në moshën 56-vjeçare.

Regjisori ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, 'Liqeni im'.

Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.

Ceremonia e varrimit do të jetë private ku të pranishëm do të jenë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.

Kujtojmë se djali i të ndjerit, Konstadin Xhuvani kërkoi leje në burg për të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081169605255127
array(1) { ["section"]=> string(93) "mberrin-ne-shqiperi-trupi-i-gjergj-xhuvanit-regjisorit-do-t-i-jepet-lamtumira-e-fundit-175848" }