Mbërrin nesër në Tiranë trupi i major Klodian Tanushit, të enjten homazhet te Muzeu

Publikuar tek: aktualitet, më 17:13 14-05-2019 Mbërrin nesër në Tiranë trupi i major Klodian Tanushit, të enjten homazhet te Muzeu

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin në atdhe ditën e mërkurë, datë 15 maj, ora 12.45, me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit 'Nënë Tereza'.

Lajmin të ditur e ka bërë ministria e Mbrojtjes, e cila njofton se homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 - 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024029970169067
array(1) { ["section"]=> string(89) "mberrin-neser-ne-tirane-trupi-i-major-klodian-tanushit-te-enjten-homazhet-te-muzeu-164311" }