Pasi ka mbaruar vizitën e tij në Izrael së bashku me bashkëshorten e tij, Edi Rama ka mbërritur në Shqipëri, duke bërë punën e parë të rëndësishme: takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Rama ka shkuar në zyrën e tij në Kuvend dhe është duke biseduar kokë më kokë me Metën.
Së bashku ata kanë bërë edhe takime me deputetë e ministra të partive të tyre në koalicion në Vilën 30, ku kanë folur për buxhetin, i cili është miratuar, reformën në drejtësi, ligjin për dekriminalizmin që është miratuar dhe komisionin për reformën zgjedhore, kërkesë e vetë Metës.