Mbërrin te Trauma efektivi i plagosur i FNSH, Drejtori Ardi Veliu e pret i pari në derën e Spitalit (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 00:21 28-02-2020 Mbërrin te Trauma efektivi i plagosur i FNSH, Drejtori Ardi Veliu e pret i pari në derën e Spitalit (VIDEO) Drejtori i Policise Ardi Veliu pret ne deren e spitalit te Traumes efektivin e plagosur te FNSH

Efektivi i FNSH që mbeti i plagosur pasditen e sotme gjatë operacionit për kapjen e Fatmir Kolecaj, i cili dy ditë më parë vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, Esmeralda e Vledison Filopatin, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Efektivi i FNSH së Shkodrës është plagosur me plumb në këmbë nga Kolecaj, para se ky i fundit të vriste veten, ndërsa për shkak të nevojës për një ndërhyrje më të specializuar është sjellë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës.

Drejtori për Mediat i Policisë së SHtetit, Genti Mullai publikon videon e momentit kur efektivi i plagosur i FNSH mbërrin te Trauma, ndërsa të parët që e presin janë Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj.

Kujtojmë se, operacioni për kapjen e Fatmir Kolecaj zgjati 45 orë pa ndërprerje, dhe pasditen i gjendur në rrethim nga Policia e pa rrugëdalje, 47 vjeçari vrau veten në banesën e tij në Zejmen të Lezhës.

VIDEO:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072078704833984
array(1) { ["section"]=> string(111) "mberrin-te-trauma-efektivi-i-plagosur-i-fnsh-drejtori-ardi-veliu-e-pret-i-pari-ne-deren-e-spitalit-video-196717" }