Mbesa akuzon presidentin amerikan Donald Trump: Presidenti do të bëhet akoma më keq! Publikon librin për familjen

Publikuar tek: bota, më 14:26 27-07-2020 Mbesa akuzon presidentin amerikan Donald Trump: Presidenti do të bëhet akoma më keq! Publikon librin për familjen Mary Trump-Donald Trump

Një akuzë e vecantë vjen për presidentin amerikan Donal Trump nga mbesa e tij Mary Trump.

Në një intervistë ekskluzive për CNN ajo deklaron se “presidenti nuk do të bëhet më mirë dhe absolutisht që do të bëhet akoma më keq.’’

"Donald është një njeri i dëmtuar thellësisht psikologjikisht, bazuar në edukimin e tij dhe situatën me prindërit e tij’’, vazhdon ajo në intervistën e vet, raporton CNN.

Mbesa e Presidentit Donald Trump, Mary Trump - një psikologe, ka publikuar së fundi një libër ku kritikon Presidentin dhe familjen e tij. Ajo pohoi të premten gjatë intervistës se fëmijëria e xhaxhait të saj po ndikon në aftësinë e tij për të qeverisur në një krizë.

"Ai nuk do të përmirësohet dhe ai pa diskutim do të përkeqësohet", është shprehur ajo më tej.

Deklarata thumbuese është një tjetër koment i ashpër nga një prej anëtarëve të familjes Trump, e cila është intervistuar shpesh këtë javë pasi libri i saj, "Shumë shumë dhe kurrë nuk mjafton: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë", libër që doli në shitje së fundmi. Libri pikturon Presidentin në një dritë të paqartë dhe gjurmon stilin e tij të qeverisjes që në fëmijërinë e tij.

Kur u pyet nëse Presidenti njihej mes anëtarëve të familjes si dikush që kurrë nuk e tregoi të vërtetën, Mary Trump pohoi se "shumicën e rasteve ai e di cfarë bën" dhe tregoi për raste të tilla si mos mbajtja e maskës. Ajo u shpreh se xhaxhai i saj nuk është kundra shkencës por gjithmonë do t’i injorojë faktet me qëllim që ta kthej narracionin sipas interesave të tij.

"Të dish, të mos dish; të arsimuar, të pa arsimuar siç thua - në fund të fundit është e parëndësishme," shtoi Mary Trump. "Ashtu si në skemat e mëdha të gjërave - megjithëse unë mendoj se është jashtëzakonisht e dobishme në disa mënyra për të kuptuar psikologjinë e tij - është e parëndësishme në krahasim me atë që ai bën, kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohemi".

Trump, pas disa ditësh heshtjeje për të, e quajti atë "rrëmujë". Më herët të Premten pretendoi se ajo shkroi "gjëra të pavërteta".

Në një seri statusesh ne Tëitter, ai e akuzoi për shkeljen e një ligji të paspecifikuar dhe e ‘’dënoi’’ për kritikimin e prindërve të tij të cilët, shtoi ai, “nuk mund ta duronin atë!"

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013270854949951
array(1) { ["section"]=> string(118) "mbesa-akuzon-presidentin-amerikan-donald-trump-presidenti-do-te-behet-akoma-me-keq-publikon-librin-per-familjen-215129" }