‘Mbështesim Greqinë’, samiti i Korsikës tensionon situatën, mediat greke në alarm: Turqia bllokon brigjet e Qipros me anije, gati për stërvitje ushtarake

Publikuar tek: bota, më 16:29 11-09-2020 ‘Mbështesim Greqinë’, samiti i Korsikës tensionon situatën, mediat greke në alarm: Turqia bllokon brigjet e Qipros me anije, gati për stërvitje ushtarake

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të përshkallëzohen. Shqetësues është fakti se asnjëra palë nuk ka bërë pas për sheshimin e kësaj gjendje të tensionuar.

Greqia në fillim pranoi të ulet në tryezë me ndërmjetësimin e NATO-s, por më pas refuzoi. Mediat greke shkruajnë ndërkohë se Turqia ka dërguar anije ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.

“Turqia po bllokon zonën në veri të Qipros për një stërvitje të vërtetë zjarri”, thuhet në artikullin e publikuar nga mediat fqinje.

Duke qenë se Turqia konsiderohet një fuqi më e madhe ushtarake se Greqia, kjo e fundit po përpiqet të gjejë sa më shumë aleatë në politikën e saj të jashtme. Një prej të cilave është Franca.

“Protothema” shkruan sot se së fundmi marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.

Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruartë gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.

Turqia gjithashtu duket se është “bezdisur” më shumë nga mbështetja e ofruar për Greqinë dhe Qipron nga pjesëmarrësit në samitin Korsikan, i thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy i kërkoi Greqisë të tërheqë anijet e saj luftarake rreth anijes turke “Oruc Reis”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studimi i ri zbulon diçka të frikshme për imunitetin pas shërimit nga COVID-19
Trashëgimtarja e Gucci bën deklaratën e fortë: Jam abuzuar seksualisht nga njerku për 16 vjet, familja e dinte dhe e mbanin të fshehtë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013301849365234
array(1) { ["section"]=> string(154) "mbeshtesim-greqine-samiti-i-korsikes-tensionon-situaten-mediat-greke-ne-alarm-turqia-bllokon-brigjet-e-qipros-me-anije-gati-per-stervitje-ushtarake-220077" }