Mbështetësit e imamëve me bluza ‘’Jam krenar që jam mysliman’’, ndalohen nga gjykata. Imamët: Njohim vetëm Allahun

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 19-05-2015 Mbështetësit e imamëve me bluza ‘’Jam krenar që jam mysliman’’, ndalohen nga gjykata. Imamët: Njohim vetëm Allahun Imamët që akuzohen për vepra me qëllime terroriste

Mbështetësit e 9 imamëve shqiptarë që janë në gjyq për vepra me qëllime terroriste kanë dashur sot të qëndrojnë në procesin gjyqësor, veshur me bluza me mbishkrimin ‘’Jam krenar që jam mysliman’’. Gjykata për Krime të Rënda nuk i ka lejuar, duke u dhënë urdhër forcave të sigurisë, që mbështetësit që ishin paraqitur me bluza me mbishkrime t’i nxirrnin jashtë, edhe duke përdorur forcën.  Sipas gjyqtarëve, nuk është e ligjshme që mbështetësit të paraqiten në gjykatë me bluza me mbishkrime të tilla. 

Imamët janë larguar nga seanca gjyqësore duke mos i pranuar akuzat. Në sallë ka ndenjur vetëm imami Genci Balla. “Nuk i njohim ligjet tuaja, njohim vetëm Allahun’’, thanë imamët në sallë. 

Çështja është delikate, duke qenë se imamët akuzohen për vepra me qëllime terroriste. Edhe në seancat e mëparshme imamët kanë debatuar me gjykatësit, duke u thënë se nuk e njohin autoritetin e gjykatave shqiptare. Gjykata ka fuqizuar masat e sigurisë.

 “Ne nuk jemi terroristë. Njerëzit po vrasin dhe po lirohen. Mos kujtoni se nuk i shohim lajmet”, i ka thënë në seancat e mëparshme trupit gjykues imami i Mëzezit, Bujar Hysa, i cili së fundmi është përmendur edhe si ndërlidhës për luftëtarin shqiptar të vrarë në Siri, Ervin Hasanaj.

 

Lexo edhe:

SI E MORI VAJZËN 2-MUAJSHE NË SIRI LUFTËTARI SHQIPTAR I ISIS-IT, IMAMI HYSA NDËRLIDHËSI

SHQIPTARI NGA TIRANA VRITET NGA ISIS-I, NUK DONTE TË LUFTONTE MË

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vonesat e emigrantëve në port, Malaj: Të ndëshkohen përgjegjësit
Dëshmia e luftëtarit shqiptar në Siri: Shkova se e kam detyrim, betohem vetëm para Allahut »
Article Logic
Execution time: 0.013893842697144
array(1) { ["section"]=> string(113) "mbeshtetesit-e-imameve-me-bluza-jam-krenar-qe-jam-mysliman-ndalohen-nga-gjykata-imamet-njohim-vetem-allahun-11462" }