Mbetën jetimë, vogëlushja dhe gjyshja e saj tregojnë vuajtjet e Valbona MOLLËS: Mami nuk donte të ikte nga spitali, i ra trompozë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 16-11-2019 Mbetën jetimë, vogëlushja dhe gjyshja e saj tregojnë vuajtjet e Valbona MOLLËS: Mami nuk donte të ikte nga spitali, i ra trompozë E ëma e Valbona Mollës bashkë me fëmijët e të ndjerës te varri i saj

Historia e vdekjes së Valbona Mollës dhe vuajtjeve të vazhdueshme në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve në emisionin ''Shqiptarët për Shqiptarët''.

Në një rrëfim për mediat, e bija e Valbonës, Nadia zbulon peripecitë e jetesës në kampin e refugjatëve në Gjermani si dhe 'torturat' e së ëmës nga sëmundja e saj.

“Qava kur u takova me gjyshen para se të hipja në autobus. Atje kishte shumë azilantë, kishim një dhomë, banjën e ndanim me 6 familje të tjerë, kishte buburreca, atje nuk kishte vende kur kishim uri duhet të prisnim sa të përfundonin të tjerët. Kur sëmurej mami, lajmëronim ambulancën disa herë, mami nuk ishte mirë, iknim rrinim tek familjet gjermane, mamit i merrej fryma, ishte një natë mami nuk donte të ikte në spital nga ne, në mëngjes e mori ambulanca erdhën mjekët pastaj nuk e pamë më, ra në gjendje kome, ne na çuan në shtëpinë e fëmijës”, tregon vogëlushja.

Ndërkohë, e ëma e Valbonës tregon se si humbi jetën e bija.

''Ajo ditë ka qenë shumë e dhimbshme, nuk e kemi mbledhur veten prej asaj dite, atje nuses i ra trompozë, u bllokua, i vunë aparat në zemër, unë shkova atje kishte sirianë lloj-lloj, ika i lashë në gjendje të vështirë shumë, gjithë rrugës kam qarë në kthim. Fëmijët janë të traumatizuar nga sirenat e ambulancës. Fëmijët nuk do ta harrojnë atë që kanë përjetuar, e kanë vuajtur shumë'', mbyll rrëfimin e moshuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË/ Hidhet nga ’15-katëshi’, ndërron jetë 34-vjeçarja
Zgjedhjet për delegatët në PS/ Voton Veliaj: Parti që promovon më të mirët, vë buzën në gaz për ata që dje shanin stadiumin »
Article Logic
Execution time: 0.011207103729248
array(1) { ["section"]=> string(133) "mbeten-jetime-vogelushja-dhe-gjyshja-e-saj-tregojne-vuajtjet-e-valbona-molles-mami-nuk-donte-te-ikte-nga-spitali-i-ra-trompoze-186097" }