Mbeti i vdekur në atentat, 23 vjeçari djali i policit të Burgut të Peqinit, Policia jep informacion zyrtar (Pamje nga vendngjarja)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:16 13-12-2019 Mbeti i vdekur në atentat, 23 vjeçari djali i policit të Burgut të Peqinit, Policia jep informacion zyrtar (Pamje nga vendngjarja) Pamje nga vendi i ngjarjes

23 vjeçari Andi Zylyfi që mbeti i vdekur në atentatin e mbrëmjes së sotme në rrugën Elbasan-Peqin, raportohet se është djali i një polici të Burgut të Peqinit.

Nga informacionet zyrtare të Policisë, mësohet se ndaj makinës në të cilën udhëtonte 23 vjeçari Andi Zylyfi dhe shoku i tij A.Uruçi, është qëlluar me breshëri plumbash nga një mjet tjetër në ecje, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, në gjendje të rëndë në Spitalin e Elbasanit ndodhet dhe shoku i Andi Zylyfit, 21 vjeç A. Uruçi, i cili udhëtonte bashkë me të. Të dy personat pak para atentatit kanë qenë në një lokal buzë rrugës Elbasan-Peqin.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është nisur drejt Peqinit një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe FNSH-ja pasi të rinjtë mund të jenë nxjerr në pritë nga persona të tjerë. Gjithashtu, në pyetje po merret dhe babai i viktimës Andi Zylyfit, Hysni Zylyfi i cili punon në Burgun e Peqinit, për të verifikuar nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e tij.

Mësohet se viktima Andi Zylyfi ka marrë një plumb në kokë, i cili i ka shkaktuar dhe vdekjen, ndërsa raportohet se ai kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri pasi ishte jashtë vendit.

Deri tani janë shoqëruar në Polici 13 persona, të cilët janë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, ndërsa vazhdojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e atentatorëve.

Peqin/ Informacion paraprak

Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.

Shërbimt e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autoritrëve.

PAMJE NGA VENDNGJARJA

79116707_607289286766550_2471944203597250560_n.jpgScreenshot_3.jpgScreenshot_2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18264317512512
array(1) { ["section"]=> string(133) "mbeti-i-vdekur-ne-atentat-23-vjecari-djali-i-policit-te-burgut-te-peqinit-policia-jep-informacion-zyrtar-pamje-nga-vendngjarja-189330" }