Mbeti jashtë Kuvendit, Mimoza Hafizi i rikthehet profesionit, publikon ‘Pika Trëndafil’

Publikuar tek: barometri, më 08:14 18-10-2018 Mbeti jashtë Kuvendit, Mimoza Hafizi i rikthehet profesionit, publikon ‘Pika Trëndafil’

Ish-deputetja e PS e cila u anëtarësua më pas me LIBRA-n e Ben Blushit, nuk ia doli dot të hyjë në kuvend në zgjedhjet e përgjithshme por kjo mesa duket i ka dhënë mundësinë t’i përkushtohet profesionit të saj si shkencëtare.

 

 “PIKA TRËNDAFIL”, është romani që do nxjerrë Hafizi për publikun.

PIKA TRËNDAFIL, siç shpjegon Hafizi, është emër i stilizuar për planetin më të afët me Tokën, por jashtë sistemit Diellor.

Këto janë foto nga ROMANI im, që nesër fillon të shpërndahet nëpër librari. Bën pjesë në zhanrin shkencë popullore. PIKA TRËNDAFIL është emër i stilizuar për planetin më të afët me Tokën, por jashtë sistemit Diellor.

Përmes ngjarjesh, reale apo imagjinare, që zhvillohen në Qendra të rëndësishme të kërkimit të hapësirës anekënd globit, ky libër do t’ju lidhë me botët e vogla e vite-dritë të largëta, që kemi filluar t’i njohim në pragun e mijëvjeçarit të tretë. Janë ekzoplanetet, planetet qark yjeve të tjera, që bartin mbi vete sekretin e jetës jashtëtokësore dhe të alienëve. Ne duam dhe nxitojmë t’i zbulojmë !

Përmes personazhesh të imagjinuara, por tipike në mjedisin shkencor, përmes episodesh, dialogjesh, përsiatjesh a deri fantazish në limitin e njohjes, ky roman ju fton edhe në botën tokësore të inteligjencës, ekselencës, teknologjisë së lartë, progresit të vrullshëm, karaktereve të forta dhe temperamenteve të buta, që ndërthuren tek kërkuesit e hapësirës dhe Universit. Pse kërkojmë? Përgjigja shpresoj të vijë thjesht në faqet e librit tim, ngaqë vetëm mëton të nxjerrë nga subkoshienca atë që natyra na e ka gdhendur pakthyeshmërisht në gene, betejën për mbijetesën dhe ekspansionin e llojit tonë.

Nuk e di se sa ia kam dalë ta çoj në destinacion dëshirën time për të shkruar artistikisht e kuptueshëm një libër shkencor. Por jam e sigurtë se ia dola të krijoj një stil unik të rrëfyeri, që nuk e kam gjetur kërkund në llojin e letërsisë popshkencë: Rrëfenja veç dhe Dija përballë saj. Krijimi artistik rrjedh në faqet e djathta të librit, ato majtas i përgjigjen me shpjegime të thjeshtuara dhe informacione shkencore shtesë. Si në piano, ku muzika luhet me dy duar. E djathta tingëllon arpezhet, që përcjellin motivin dhe vijën melodike. E majta luan fort akordet, që i japin notave sigurinë e duhur për të mbajtur peshën e muzikës së madhe. Muzikës hyjnore në këtë rast, asaj muzike të kompozuar nga njerëzit e epokës sonë. Motivi? Zbulimi i planeteve të reja në Gjithësi, atje ku mund të ndodhen Alienët.

A ia kam dalë? Këtë do ta thonë lexuesit. Gjithsesi, më mirë të lodhesh për të ndezur një qiri, sesa duke mallkuar pafund errësirën!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.46271300315857
array(1) { ["section"]=> string(90) "mbeti-jashte-kuvendit-mimoza-hafizi-i-rikthehet-profesionit-publikon-pika-trendafil-138216" }