Mbetjet kimike nga Italia, Prokuroria e Durrësit nis verifikimet

Publikuar tek: aktualitet, më 10:53 03-03-2017 Mbetjet kimike nga Italia, Prokuroria e Durrësit nis verifikimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur sot verifikimet pas pretendimeve se në Shqipëri mund të jenë groposur mbetjet kimike e më shumë se 1300 kontenierëve të ardhur nga Italia.

Lajmi i publikuar fillimisht në një faqe anonime në Itali dhe i transmetuar me shpejtësi në mediat shqiptare, bëri bujë të madhe, por Prokuroria e Përgjithshme mohoi se kishte informacion apo të ketë nisur ndonjë hetim për këtë çështje.

Megjithatë, dy ditë pas lajmit, Prokuroria e Durrësit po verifikon nëse informacioni i transmetuar në media është i saktë.

Kontenierët kanë ardhur nga Italia në portin e Durrësit, me destinacion final Maqedoninë. Por në artikull pretendohet se gati gjysma e tyre nuk e ka kaluar doganën e Qafë Thanës, duke shtuar dyshimet se mbetjet mund të jenë groposur në Shqipëri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « AKIP kërkesë Prokurorisë, ministrisë së Financave dhe Mjedisit: Informacion për kontenieret e plehrave të mbetura në vendin tonë
Kapen me kokainë dhe marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Itali (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.011646032333374
array(1) { ["section"]=> string(69) "mbetjet-kimike-nga-italia-prokuroria-e-durresit-nis-verifikimet-70615" }