Mbetjet toksike, nga verifikimi Prokuroria kalon në hetim për grup të strukturuar kriminal

Publikuar tek: aktualitet, më 15:11 03-03-2017 Mbetjet toksike, nga verifikimi Prokuroria kalon në hetim për grup të strukturuar kriminal FOTO ILUSTRUESE

Mëngjesin e sotëm u njoftua se Prokuroria e Durrësit kishte nisur verifikimet për lajmin e publikuar në një faqe italiane se në Shqipëri mund të jenë groposur mbetje kimike të mbi 1300 kontenierëve.

Po sot, disa ora pas njoftimit të parë, Abc News raporton se Prokuroria ka nisur tashmë hetimet për grup të strukturar kriminal.

Hetimet janë duke u kryer edhe për “shpërdorim detyre” dhe “transport të mbetjeve kimike”.

Sipas një lajmi të publikuar pak ditë më parë, në Shqipëri dyshohet se të jenë zhdukur mbi 1300 kontenierë, gjysma e atyre që kishin hyrë nga Italia me destinacion final Maqedoninë.

Prokuroria e Përgjithshme ka mohuar se ka patur më parë dijeni për këtë çështje, apo të jetë kryer ndonjë hetim. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë zjarri pranë bashkisë Vlorë, plagoset një person (FOTOT NGA VENDNGJARJA)
Shtyhet sërish seanca për Shullazin, irritohet avokati, por gjykata i tërheq vëmendjen »
Article Logic
Execution time: 0.013270139694214
array(1) { ["section"]=> string(95) "mbetjet-toksike-nga-verifikimi-prokuroria-kalon-ne-hetim-per-grup-te-strukturuar-kriminal-70652" }