“Mbi 1 mijë malësorë drejt Tiranës”, hedhin valle në mes të rrugës: Rama ik se... (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:11 08-06-2019 “Mbi 1 mijë malësorë drejt Tiranës”, hedhin valle në mes të rrugës: Rama ik se... (Video)

Qytetarë të shumtë janë nisur nga të gjitha qytetet shqiptare, për t’u bërë pjesë e protestës së thirrur nga opozita.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar fotografi e video të protestuesve që po udhëtojnë drejt kryeqytetit, disa me autobusë të organizuar nga partitë opozitare e disa me makina private.

E tillë është edhe kjo video që qarkullon në rrjetet sociale. Një grup prej rreth 1 mijë protestuesish janë nisur nga Malësia e Madhe, siç bën me dije një zyrtar i PD-së në Malësinë e Madhe. Në fakt realisht në video duken rreth 15-20 makina që nëse mbushen me njerëz mund të bëjnë rreth 100 veta. 

Ata shihen teksa kanë ndaluar në rrugën me trafik të rënduar dhe po hedhin valle.

“Mbi 1000 Malësorë drejt Tiranës, në betejën pa kthim deri në fitore! Rama ik është lajtmotivi i M-Madhe dhe gjithë Shqipërisë! Ik se do të zvarritim “ Hë të keqen vëllai “ bëji nder vetes ,,,,,”, shkruajnë ata në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022943019866943
array(1) { ["section"]=> string(87) "mbi-1-mije-malesore-drejt-tiranes-hedhin-valle-ne-mes-te-rruges-rama-ik-se-video-167429" }