'Mbi 1 milionë telefonata', pjesë e vijës së parë në frontin e luftës, punonjësja e policisë surprizohet për ditëlindje

Publikuar tek: aktualitet, më 17:26 25-03-2020 'Mbi 1 milionë telefonata', pjesë e vijës së parë në frontin e luftës, punonjësja e policisë surprizohet për ditëlindje

Policia e Shtetit, ashtu si mjekët e infermierët, kanë qenë në vijën e parë të frontit të "luftës", në këtë betejë kundër COVID-19.

Një punonjëse e re në sallën operative të Policisë së Shtetit, ka festuar sot ditëlindjen. Zëdhënësi i Policisë, Gentian Mullaj, ka bëre me dije me anë të një postimi në Facebook, se edhe pse të ngarkuar me punë, ku miliona telefonata vërshojnë nga qytetarët në nevojë, stafi nuk ka nguruar ta surprizojnë kolegen e tyre.

Një tufë me lule vihet re në tryezën e saj.

Postimi i zëdhënësit të policisë

Gjetëm pak momente për t'i uruar edhe 100 Elisabetës, punonjëses së sallës operative në Tiranë

Salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët.

Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19.

Kjo është pjesë e frontit të vijës së parë në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët dhe punonjësit e Policisë në terren.

90639768_227160701862400_5560432384169476096_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084519386291504
array(1) { ["section"]=> string(122) "mbi-1-milione-telefonata-pjese-e-vijes-se-pare-ne-frontin-e-luftes-punonjesja-e-policise-surprizohet-per-ditelindje-200052" }