Mbi 10 mijë persona protestojnë kundër abortit: Të shfuqizohet ligji

Publikuar tek: bota, më 17:53 19-05-2018 Mbi 10 mijë persona protestojnë kundër abortit: Të shfuqizohet ligji Abort

Mijëra protestues kanë protestuar sot kundër abordit, në Zagreb të Kroacisë.

Sipas policisë ngjarja ka kaluar pa asnjë incident. Në marshin e quajtur “Marshi për Jetën” në Zagreb, morrën pjesë rreth 10 mijë persona. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetin Split dhe Rijeka.

Në Split, kryepeshkopi Marin Barisiq u ba bërë thirrje marshuesve që të mbrojnë jetën.

Por në Rijeka kishte edhe një kundër-protestë, të titulluar “Marsh për Liri”. Dy anët e protestuesve janë përleshur dhe policia ka arrestuar mbi 20 gra aktiviste, të cilat u munduan që të ndalonin protestën kundër abortit, transmeton Reuters.

Aborti është legal në Kroaci deri në javën e 10-të të shtatzënisë. Ligji për abortin daton që prej vitit 1978, kur Kroacia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Aktivistët po kërkojnë që ky ligj të shfuqizohet. Vitin e kaluar, një gjykatë kroate kishte vendosur që të hidhte poshtë kërkesën për shfuqizimin e abortit.

Rreth 90 për qind e popullsisë në Kroaci janë katolikë dhe Kisha luan një rol të rëndësishëm në shoqëri.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019628047943115
array(1) { ["section"]=> string(74) "mbi-10-mije-persona-protestojne-kunder-abortit-te-shfuqizohet-ligji-121379" }