DSHP në Berat ka kryer 110 testime të shpejta anti Covid-19 në 15 kopshte dhe çerdhe në qytet. Përgjigja e testimeve ka përfunduar në 30 minuta.
Sot e kanë përfunduar testimin i gjithë stafi i kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Beratit dhe të gjitha përgjigjet kanë rezultuar negative.
Identifikimi dhe gjurmimi i rasteve pozitive përmes testit të shpejtë të antigenit, cilësohet nga mjekët epidemiologë në Berat si një mekanizëm mjaft efikas për menaxhimin e pandemisë.
Sipas mjekëve,nëpërmjet testit të shpejtë mundësohet edhe kryerja në kohë reale e hetimit epidemiologjik të rasteve të evidentuara.