Mbi 100 të vdekur dhe dëme katastrofike, stuhia tropikale godet Vietnamin

Publikuar tek: bota, më 14:30 21-10-2020 Mbi 100 të vdekur dhe dëme katastrofike, stuhia tropikale godet Vietnamin Përmbytjet në Vietnam

Më shumë se 100 njerëz raportohen të vdekur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet të cilësuara si më të rëndat në dekadën e fundit në Vietnam.

Ka shkuar në 111 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Vietnamin qendror, dhe 22 njerëz deklarohen të zhdukur, raporton Reuters.

“Këto përmbytje shkatërruese janë nga më të këqijtë që kemi parë në dekada”, deklaroi Nguyen Thi Xuan Thu, presidenti i Shoqatës së Kryqit të Kuq në Vietnam.

Sipas Agjensisë së Lajmeve të Vietnamit (VNA), janë shkatërruar më shumë se 7.200 hektarë me të mbjella, më shumë se 691.000 bagëti dhe shpendë janë vrarë dhe janë dëmtuar gjithashtu 16 autostrada kombëtare dhe 161.880 metra rrugë lokale.

Autoritetet vendase paralajmërojnë se ditët në vazhdim pritet të sjellin përkeqësim më të madh të motit dhe vendi po përgatitet për një sulm tjetër të stuhisë tropikale Saudel.

Që nga mesi i muajit tetor, më shumë se 250.000 familje janë përmbytur dhe shumë zona janë 2 ose 3 metra nën ujë.

Më parë gjatë javës, ekipet e shpëtimit gjetën 14 trupa të pajetë të 22 ushtarëve që ishin zhdukur pasi një rrëshqitje e dheut përfshiu një kamp ushtarak, raporton agjencia e lajmeve VNA.

sdfsdfseg3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Xhovani FALKONES dhe Paolo BORSELINOS, burg përjetë për “DIABOLIKUN”, KOKËN e MAFIAS SIÇILIANE
12 të vdekur dhe shumë të plagosur, ushtria hap zjarr kundër protestuesve në Nigeri »
Article Logic
Execution time: 0.01105809211731
array(1) { ["section"]=> string(79) "mbi-100-te-vdekur-dhe-deme-katastrofike-stuhia-tropikale-godet-vietnamin-224584" }