Mbi 1000 hektarë tokë e përmbytur ende në Shkodër, Bashkia: Uji arrin nivelin e 50 cm

Publikuar tek: aktualitet, më 09:30 20-01-2021 Mbi 1000 hektarë tokë e përmbytur ende në Shkodër, Bashkia: Uji arrin nivelin e 50 cm Nga permbytjet ne Shkoder

Bashkia e Shkodrës në njoftimin e sotëm për situatën në territorin e saj, ku një pjesë e tokave janë ende nën pushtetin e ujit, bën me dije se saktësisht mëngjesin e sotëm janë të përmbytura 1038 hektarë tokë.

Gjithashtu, vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Banorët janë furnizuar me ujë nga UKSH e Shkodrës.

Njoftimi i plotë i Bashkia Shkodër:

Siperfaqe totale e përmbytur     1038 Ha

1. Tokë e pakultivuar                   298  Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe         705 Ha

3. Grurë                                           35  Ha


Nj.A. Ana e Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 720 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 160 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha

Grurë 25 Ha

 
Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar  130 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 160Ha

Grurë 10 Ha


Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, kryesisht në fshatin Baks i Ri.

Tokë e pakultivuar 5 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 5 Ha

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekzekutimi i biznesmenit turk në mes të Stambollit, konflikti për kredinë 75 milionë euro dhe lidhja me Rezart Taçin e Artan Santos
Rrjedhje gazi në shkollën jo-publike në Tiranë, dërgohen me urgjencë në spital disa nxënës »
Article Logic
Execution time: 0.011899948120117
array(1) { ["section"]=> string(90) "mbi-1000-hektare-toke-e-permbytur-ende-ne-shkoder-bashkia-uji-arrin-nivelin-e-50-cm-235676" }