Mbi 11 mijë raste të reja me Covid-19 në ditë, Italia ashpërson masat, Conte: Qeveria është këtu, por secili të bëjë pjesën e vetë

Publikuar tek: bota, më 08:34 19-10-2020 Mbi 11 mijë raste të reja me Covid-19 në ditë, Italia ashpërson masat, Conte: Qeveria është këtu, por secili të bëjë pjesën e vetë Kryeministri italian Giuseppe Conte

Italia njofton masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pasi vendi ka regjistuar një numër të lartë të rasteve të reja të infektuara. Kryeministri Giuseppe Conte është shprehur se maska është masa e nevojshme "për të shmangur një bllokim të ri".

Drejtuesit e rajoneve dhe qytetave italiane pritet të marrin kompetenca për të mbyllur vendet publike pas orës 21:00, ndërsa orari i hapjes së restoranteve dhe madhësia e grupeve të lejuara do të kufizohen, shkruajnë mediat e huaja. Këto masa vijnë pasi Italia regjistroi nivelin e saj më të lartë të infeksionit ditor për të dytën ditë radhazi.

11,705 raste të reja me Covid-19 janë njoftuar dje nga autoritetet shëndetësore në Itali, duke kaluar rekordin e mëparshëm, i cili u regjistrua një ditë më parë, të Shtunën, 10,925 persona të infektuar. Italia ishte vendi europian më i goditur që në fillim të pandemisë. Atje janë regjistruar 414,000 raste të konfirmuara me Covid-19, nga të cilët 36,500 kanë gjetur vdekjen, raporton newsbomb.al.

"Ne nuk mund të humbasim kohë, ne duhet të vendosim masa për të shmangur një bllokim të përgjithshëm, i cili mund të godas rëndë ekonominë. Qeveria është këtu por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre.

Masat më efektive mbeten masat paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena e duarve. Duhet t'u kushtojmë vëmendje situatave kur “lehtësojmë” mbrojtjen tonë, me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata, kërkohet masa paraprake maksimale”, është shprehur kryeministri italian Giuseppe Conte, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit humanitar
»
Article Logic
Execution time: 0.0088870525360107
array(1) { ["section"]=> string(133) "mbi-11-mije-raste-te-reja-me-covid-19-ne-dite-italia-ashperson-masat-conte-qeveria-eshte-ketu-por-secili-te-beje-pjesen-e-vete-224259" }