Mbi 200 të infektuar në 24 orë, zv.kryeministri i Kosovës paralajmëron masa radikale: Do t’i përgjigjemi situatës

Publikuar tek: rajon, më 07:36 09-07-2020 Mbi 200 të infektuar në 24 orë, zv.kryeministri i Kosovës paralajmëron masa radikale: Do t’i përgjigjemi situatës

Zv.kryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, është shprehur se qeveria mund të shkojë deri në aplikimin e masave radikale, me qëlim parandalimin e përhapjes së covid-19.

“Nëse vazhdon kështu do të detyrohemi të marrim masa radikale. Ndoshta, ndoshta edhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Nëse ky trend vazhdon, jemi të detyruar t’i përgjigjemi secilës situatë”, u shpreh Selmanaj në Rubikon.

Ndërkohë, kujtojmë se prej ditësh Kosova po përballet me një situatë alaramnte të shkaktuar nga infeksioni Covid-19. Dje në orët e vona të mbrëmjes Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se 24 orë janë regjistruar 214 raste të reja.

Katër pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 86, ndërsa rastet pozitive në total janë 4,100.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097899436950684
array(1) { ["section"]=> string(118) "mbi-200-te-infektuar-ne-24-ore-zv-kryeministri-i-kosoves-paralajmeron-masa-radikale-do-t-i-pergjigjemi-situates-213290" }