Mbi 200 të vdekur në Sri Lanka, liderët në ankth reagojnë për sulmin

Publikuar tek: bota, më 17:03 21-04-2019 Mbi 200 të vdekur në Sri Lanka, liderët në ankth reagojnë për sulmin

Sulmi me bombë në Sri Lanka ku vdiqën më shumë se 200 përsona dhe u plagosën 450 të tjerë, ka ngjallur reagimet e liderëve në të gjithë boten.

Sipas agjensisë AlJazeera dhjetëra persona turistë ishin pjesë e viktimave dhe po ashtu shumë besimtarë që ishin afër një kishe katolike në orën e shpërthimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe është shprehur ‘i nervozuar’ nga sulmi terrorist dhe i ka bërë të gjithëve thirjre të marrin masa për të luftuar terroristët në të gjithë botën.

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se ishte një ‘sulm terrorist i ashpër’ dhe ‘ofroi mbështetjen e tij emocionale’ për viktimat e shpërthimit.

Në Gjermani kancelarja Angela Merkel tha se: ‘Terrorizmi, me qëllime besimtare apo personale nuk mund të lejohet të fitojë’.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka reaguar duke shprehur trishtimin e tij. President turk tha se ‘ky sulm është një goditje për të gjithë njerëzit në botë’.

Në Rusi presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se sulmi ishtë i ashpër dhe i padrejtë dhe se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

Priten edhe reagime të tjera por a do ketë akte apo vetëm fjalë?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012726068496704
array(1) { ["section"]=> string(74) "mbi-200-te-vdekur-ne-sri-lanka-lideret-ne-ankth-reagojne-per-sulmin-161299" }